Deti Stadhavet në Norvegji nuk bën pjesë tek ata me ujëra të qetë dhe aq më tepër, terreni shkëmbor kanë shkaktuar dhjetra incidente përgjatë historisë.

E për të shmangur udhëtimin në ujërat e trazuara të këtij deti dhe incidentet me shkëmbinjtë nënujore, Norvegjia ka miratuar planin për ndërtimin e tunelit të parë për anije, që do të jetë në Gadishullin Stad.

Bëhet fjalë për një tunel me një gjatësi pak 1.7 kilometra, lartësi prej 37 metrash dhe gjërësi 26.5 metra. Kostoja e realizimit të tij përllogaritet në 315 milionë dollarë.

Autoritetet thonë se realizimi i tij justifikon plotësisht koston, pasi jo vetëm që do të shmangë udhëtimin e anijeve të mallrave dhe pasagjerëve nëpër ujërat e rrezikshëm të detit Stadhavet, por edhe do të ulë me disa herë koston e transportit, duke dalë direkt nga Kjodepollen në Moldefjorden.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel