Kreu i PD-së Lulzim Basha i pyetur nga gazetarët tha se rasti i Astrit Veliajt në Berat, nuk ka ngjashmëri me atë të Arben Ndokës, pasi sipas tij nuk ka pretendime për kriminalitet. Ai tha se është çështje e KQZ mandati i lënë i lirë nga Eduart Halimi.

“Astrit Velija është nr. 2 në listën e Beratit, KQZ vendos se kush dot ë marrë mandatin, këto janë çështje të KQZ dhe të vullnetit të personave përkatës. Në asnjë gjë nuk ngjan me Arben Ndokën. Arben Ndoka është një person i dënuar për prostitucion, ndërsa në këtë rast nuk kemi asnjë pretendim për kriminalitet”, tha Basha.

Halimi dha dorëheqjen nga mandati disa ditë më parë, për t’iu përkushtuar një projekti personal.

Top Channel