Letër me pluhur të bardhë në banesën e familjes Trump

12/02/2018 20:39

Bashkëshortja e djalit të Presidentit Donald Trump, Vanesa, u dërgua të hënën në një spital të Manhatanit pasi hapi një zarf që përmbante pluhur të bardhë.

Lajmin e konfirmoi policia e New York sipas të cilës, gruaja kishte hapur një zarf që i adresohej të shoqit Donald Trump jr në apartamentin e çiftit në Mahatan.

Policia sqaroi se Vanesa Trump dhe dy persona të tjerë që gjendeshin në vendin e ngjarjes ishin dërguar në spital për kontrolle të nevojeshme, pasi iu nënshtruan dekontaminimit nga zjarrëfikësit. Gjithashtu procedures së pastrimit iu nënshtrua edhe apartamenti.

Policia e New York tha për britaniken BBC se pas analizave të kryera pluhuri i bardhë i gjetur në zarf kishte rezultuar jo i rrezikshëm. Sipas autoriteteve bashkëshortja e djalit më të madh të presidentit amerikan nuk kishte pësuar asnjë dëmtim fizik nga substanca.

Donald Trump Jr, i cili punon për bizneset e të atit, u martua me ish-modelen Vanesa Trump në nëntor të 2005-s në resortin Mar a lago në Florida.

Autoritetet kanë qenë në alarm për subastanca toksike të derguara përmes postës që prej vitit 2001 kur 5 persona humbën jetën si pasojë e antraksit.

Top Channel