Facebook duket se e ka humbur interesin mes të rinjve.

Një kërkim i ri thotë se adoleshentët dhe të rinjtë po preferojnë më shumë Snapchat-in, ndërkohë që po rritet numri i personave mbi 55 vjeç që regjistrohen për herë të parë në Facebook.

Filtrat kreativë të Snapchat-it mund të jenë arsyeja se pse të rinjtë e preferojnë më shumë këtë rrjet social.

Shifrat e sakta, që do të publikohen në fund të këtij muaji, vijnë nga një kompani në Nju Jork, që ka realizuar një studim në tregun amerikan dhe atë të Mbretërisë së Bashkuar.

Top Channel