Që prej 3 dhjetorit të vitit të kaluar, Interi nuk arrinte të fitonte në Serie A, por këtë gjë e ka bërë ditën e sotme në ndeshjen në “San Siro” ndaj Bologna-s.

Skuadra e drejtuar nga Spalleti më në fund ka dalë nga fusha e lojës me pikë të plota.

Eder gjeti golin që në minutën e dytë të takimit, ndërsa një ish-interist, Palacio barazoi përkohësisht rezultatin në minutën e 25.

Lojtari që i riktheu ziklatrit te fitorja ishte Karamoh, i cili shënoi golin me vlerën e 3 pikëve në minutën e 63.

Skuadra e Bologna-s e mbylli ndeshjen me dy lojtarë më pak, pas dy kartonëve të kuq.

Top Channel