Kritikat që pasuan pas atij barazimi 2-2 ndaj Levantes në shtëpi, Reali i Madridit dhe Cristiano Ronaldo iu përgjigjën në fushë këtë të shtunë.

Madrilenët shkatërruan me rezultatin tenistik 5-2 Realin e Sociedadit. Në Santiago Bernabeu mjaftoi pjesa e parë e takimit për të mësuar fituesin e sfidës. 4 gola shënoi skuadra e Zidane në këtë fraksion loje.

Lucas zhbllokoi rezultatin që në minutën e parë, Ronaldo dyfishoi, më pas Kros shënoi golin e tretë dhe sërish portugezi tre minuta pas tij.

Në të dytën, të ndikuar edhe nga rezultati vendasit duket sikur humbasin interesin për lojën dhe Sociedad bëhet më kërkues. Megjithatë, Jon B. do ta gjente shumë vonë golin për ta. Ishte minuta e 74 kur Sociedad shënon, por pak minuta më vonë, Ronaldo gjen golin e tretë personal.

Goli i shënuar nga Illarramendi në minutën e 83 ishte vetëm sa për statistikë. Real Madrid fitoi me rezultatin 5-2 dhe parakalon Valencian duke u ngjitur në vendin e tretë me 42 pikë.

 

Top Channel