Mkhitaryan: Wenger është më i dashur se Mourinho

10/02/2018 12:16

Një nga lëvizjet më të spikatura në merkaton e transferimeve të muajit janar ishte kalimi i Henrikh Mkhitaryan tek Arsenali.

Sulmuesi armen kaloi te “Topçinjtë” e Londrës si shkëmbim me Alexis Sanchez dhe duket se është përshtatur shumë shpejt me skuadrën e tij të re. Mjaftuan vetëm pak ditë për Mkhitaryan për të shpjeguar edhe ndryshimet mes Arsene Wenger dhe Jose Mourinho, duke theksuar se francezi i trajton më mirë futbollistët e tij.

“Arsene është një trajner më i dashur. Të kupton shumë mirë dhe e vendos veten e tij në vendin e lojtarëve. Është një person më i qetë. Ky është ndryshimi me Murinhon që kërkon shumë nga lojtarët. Ai është shumë i rreptë”, tha armeni.

Henrikh Mkhitayan u transferua te Manchester United në vitin 2016 si një nga më premtuesit e Premier League, por në muajt e fundit ai pa të humbiste vendin në formacionin bazë të Manchester United. Megjithatë, ai u largua krenar nga “Old Trafford” dhe këtë e thotë ai vetë.

“Kam lënë përshtypje të mira në Mançester, edhe pse hasa në vështirësi. Fituam 3 tituj në një vit e gjysmë dhe jo të gjithë klubet e arrijnë këtë. Fituam në Europa League dhe unë shënova një nga golat”, deklaroi Mkhitaryan.

Top Channel