Ajeti vs Berisha mbyllet pa fitues

10/02/2018 21:49

Derbi kuqezi mes Arlind Ajetit dhe Etrit Berishës nuk pati asnjë fitues. Crotone dhe Atalanta ndanë nga një pikë në ndeshjen e zhvilluar këtë të shtunë.

Ajeti u aktivizua në minutën e 68-të të takimit për Crotonen, ndërsa portieri kuqezi, Etrit Berisha ishte si gjithnjë titullar.

Goli i shënuar nga Crotone kishte për protagonistë dy lojtarët e Shqipërisë. Ajeti kërceu me kokë, duke kthyer topin në qendër. Berisha nuk arriti ta kontrollonte topin dhe Mandragora e përcolli në fund të rrjetës.

U duk se dueli po shkonte në favor të kuqebluve, por Atalanta riktheu barazpeshën me Jose Luis Palomino, që me portën e boshatisur i fiksoi shifrat përfundimtare në 1-1 në minutat e fundit të takimit.

Top Channel