Superiorja, Skënderbeu mbetet superfuqi. Mposht 1-0 Flamurtarin

09/02/2018 19:55

Ndeshja kryesore e Kategorisë Superiore dhe ajo që hapi javën e 19 mes Skënderbeut dhe Flamurtarit u mbyll me suksesin 1-0 të korçarëve.

Një 90-minutësh që përplasi dy skuadrat më të forta të kampionatit shqiptar dhe që thelloi diferencën në kryesim.

Në kulmin e polemikave për gjykimin në Superiore, plot 6 arbitra ishin në fushë për të garantuar drejtësi maksimale.

James dhe Soëe rrezikuan që në fillim kuadratin e bregdetarëve, madje në një moment Skënderbeu pretendoi edhe për penallti.

Skënderbeu mbajti epërsinë në lojë edhe pas pushimit, por për golin e vetëm të sfidës u desh të pritej fundi i sfidës, atëherë kur Muzaka konkretizoi në rrjetë një rrëmujë në zonë.

Me këtë fitore, korçarët shkojnë në 11 pikë më shumë sesa vendi i dytë, Flamurtari.

Të shtunën do të luhen 4 ndeshjet e mbetura, që do të plotësojnë dhe kuadrin e javës së 19 në Kategorinë Superiore.

Top Channel