Superndeshja e javës së 19 të Kategorisë Superiore, ajo që do të luhet mes Skënderbeut dhe Flamurtarit në qytetin e Korçës, pritet të fillojë në orën 18.

Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare me të cilat do të zbresin në fushë të dyja ekipet.

Kryesuesit dhe pretendentët kryesorë për titullin, “ujqërit e dëborës” do të kenë në portë të përhershmin Orges Shehi. Në prapavijë do të luajnë nga e djathta në të majtë Vangjeli, Radas, Jashanica dhe Mici.

Mesfusha e korçarëve do të përbëhet nga Osmani, i tërhequr para mbrojtjes, Lilaj, Muzaka dhe Gavazaj, ndërsa në sulm James dhe Sowe do të tentojnë të gjejnë rrugën e golit përballë kundërshtarëve vlonjatë.

Flamurtari do të hedhë në fushë portierin Nurkoviç, mbrojtësit Siljanovski, Pollozhani, Veliu dhe Musta. Në mesfushë do të luajnë Useini, Zuka, Nedeljkoviç dhe Muarem.

Sulmues për ekipin vlonjat do të jenë dy të huajt, Alves dhe Busiç.

Top Channel