“Pantera e zezë” është një film me në qendër një superhero me ngjyrë, me një kast afroamerikanësh dhe po bën histori në më shumë sesa një mënyrë.

Deri tani ka fituar lavdërimet e kritikës për mënyrën sesi e portretizon Afrikën dhe duket në rrugën e duhur për të thyer rekordet e shitjes së biletave.

Regjisori Ryan Coogler vendosi në rolet kryesore yjet Chadwick Boseman dhe Lupita Nyong’o, e përzgjedhja e tij nuk ishte aspak e gabuar.

Për “Panterën e zezë”, kjo nuk është thjesht hyrje në paradën pafund të filmave me superheronj. Është diçka më shumë sesa kaq, sepse ende nuk ka dalë në kinema dhe gjurma kulturore që po lë është e jashtëzakonshme.

Ai është një film që tregon se çfarë do të thotë të jesh me ngjyrë në Amerikë e në Afrikë dhe më gjerë sesa kaq, në mbarë botën. Në vend që t’i bëjë bisht temave të komplikuara për racën dhe identitetin, ai ballafaqohet me çështjet që prekin jetën e njerëzve me ngjyrë në ditët e sotme, duke qenë në të njëjtën kohë tepër zbavitës, i mbushur me elementë komikë, aksion, me një koreografi të admirueshme dhe njerëz të jashtëzakonshëm të të gjitha ngjyrave.

“Ju keni filma me superheronj që jane drama guximi apo komedi aksioni”, thotë regjisori Googler për “Time”. “Por ky film, – shprehet ai, – trajton një tjetër zhanër të rëndësishëm, filmat me superheronj që merren me çështjet e qenies me prejardhje afrikane.

Top Channel