Legjendari Johan Cruyff kthehet në fushat e blerta në video-lojën “Pro Evolution Soccer 2018”.

Konami ka vendosur që të nderojë lojtarin më të madh holandez të të gjitha kohërave duke e futur në lojën e disponueshme për celularë, PS4, Xbox One, PS3, Xbox 360 dhe PC.

Një nga yjet më të dashura të futbollit botëror dhe që shkëlqeu me Ajax dhe Barcelona, do të jetë një Legjendë e lojës, ashtu siç janë bërë edhe Maradona apo Zico.

Johan Cruyff debutoi me Ajax, ku luajti për 10 sezone përpara se të transferohej te Barcelona, nga ku u largua në vitin 1978, për t’u kthyer më pas si trajner i këtij klubi. Gjatë karrierës së tij fantastike ka fituar 3 Topa të Artë (1971, 1973 dhe 1974), ndërsa filozofia e tij e futbollit ndryshoi rrjedhën e historisë së Barcelonës.

Top Channel