Depay? Milanit i duhen 20 milionë euro

08/02/2018 11:12

Milani nuk bëri asnjë afrim në merkaton e dimrit, duke këmbëngulur në besimin që ka te grupi aktual pavarësisht rezultateve jo edhe aq pozitive gjatë fazës së parë.

E natyrshëm që tifozët në verë presin ardhjen e emrave të rinj, e largimin e disa lojtarëve që nuk po japin atë çfarë pritej në fushën e lojës.

Ndër shumë emra, Memphis Depay duket se është një prej atyre që do të afrohet tek kuqezinjtë në merkaton e verës, por për ta rrëmbyer nga francezët e Lyon duhen të paktën 20 milionë euro.

Top Channel