Autoritetet portuale të Durrësit kanë ndërprerë përpunimin e anijeve si për mallra, ashtu edhe pasagjerësh.

Shkak është bërë moti i keq dhe erërat e forta që kanë shkaktuar dallgë të mëdha.

Raportohet se katër anije që ndodhen në terminalin perëndimor të portit janë në pritje të përmirësimit të motit për t’u futur në përpunim.

Ndërprerja është bërë që në mesditën e kësaj të mërkure.

Top Channel