Bayern Munchen i shënon 6 Paderbornit, kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë (Video)

06/02/2018 21:16

Shumë diferencë mes Bayern Munchen dhe Paderbornit të kategorisë së tretë në çerekfinalen e Kupës së Gjermanisë.

Bavarezët e kaluan pa vështirësi raundin, duke i shënuar plot 6 gola kundërshtarëve modestë, edhe pse në fillim të ndeshjes vendasit u munduan ta vinin në vështirësi gjigantin.

Coman (19’), Lewandowski (25’), Kimmich (42’), Tolisso (55’) dhe dy herë Robben (86’ e 88’) ishin autorët e golave të këtij takimi.

Bayern Munchen avancon duke respektuar parashikimet.

Top Channel