Milan i kthehet lojtarëve me kosto zero

05/02/2018 21:20

Edhe pse merkatoja e dimrit u mbyll pa asnjë blerje për Milanin, kuqezinjtë duket se kanë siguruar për merkaton e verës përforcimin e radhës.

Bëhet fjalë për futbollistin e Sampdorias, Ivan Strinic. Mbrojtësi i majtë përfundon kontratën me klubin aktual në 30 qershor të këtij viti dhe do të kalojë te milanezët me kosto zero.

30-vjeçari Strinic ka luajtur dy sezone me Napolin, përpara se të transferohej te Sampdoria, me të cilën është aktivizuar në vetëm 9 ndeshje zyrtare.

Top Channel