Stadiumi i ri që do të presë ndeshjet e kombëtares shqiptare të futbollit po materializon projektin e bukur në një prej veprave më madhore sportive në vendin tonë.

“Arena Kombëtare” po vazhdon të ngrihet një ritëm punimesh tepër voluminoz.

FSHF, që ofroi edhe pamjet e fundit të projektit në kanalin e saj zyrtar, po ndjek vazhdimisht ecurinë dhe situatën në kantier, në të cilin aktualisht në sektorë të veçantë puna ka kaluar pritshmëritë. Punimet në të gjithë hapësirën e betonit dhe konstruksioneve metalike ka kaluar tashmë gjysmën.

Ndërkohë, edhe tribunat po marrin formë me shkallët dhe mbulesën e plotë. Thuajse kanë përfunduar punimet për pjesën e nëntokës së stadiumit të ri, teksa pritet të nisë shumë shpejt edhe puna për fushën.

Top Channel