Në ndeshjen e drekës për javën e 23-të të Serie A, Romës i ka mjaftuar vetëm një gol për të marrë 3 pikët nga transferta e vështirë e Veronës.

Verdhekuqtë rikthehen kështu te fitorja e munguar që prej 16 dhjetorit të kaluar, e tashmë e shohin veten vetëm 1 pikë larg vendit të katërt të mbajtur nga Interi, e që vlen një biletë për në Championsin e vitit të ardhshëm.

Sfida e luajtur në Bentegoti u vendos nga një supergol i turkut Under, pas vetëm 43 sekondash lojë.

Ky është goli i parë për lojtarin turk në elitën e futbollit italian. Dzeko, nga ana tjetër, krijoi shumë raste, por po aq shpërdoroi. Ndërkohë, Hellas Verona nuk pati forcë sulmuese dhe për portierin roman Alisson u duk thjesht një ndeshje stërvitore, pasi u përball me shumë pak rreziqe për katërkëndëshin e mbrojtur prej tij.

Top Channel