Pa bukuroshet, ja çfarë “humbet” starti i garave të Formula 1

04/02/2018 17:23

Vendimi për të larguar vajzat bukuroshe që reklamojnë numrat e pilotëve të Formula 1 para fillimit të çdo gare është përshëndetur nga shoqatat e organizatat për barazinë gjinore, por nuk është pritur fort mirë nga vetë protagonistët e këtij sporti.

Sebastian Vettel është njëri prej atyre që nuk e mirëpret këtë.

“Disa gjëra nuk duhet të ndryshojnë në këtë sport dhe mendoj se kjo ishte një traditë e bukur që s’kishte pse përfundonte”, deklaron ai.

Edhe nga Mercedes e kanë qortuar nismën, duke e cilësuar qesharake dhe të nxituar.

FOTO GALERI
2/21

Top Channel