Kupa e Mbretit, Barçës i mjafton Suarez ndaj Valencias

02/02/2018 11:36

Barcelonës i mjaftoi një gol i shënuar nga Luis Suarez, për të mposhtur Valencian në takimin e parë të gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit në “Camp Nou”.

Edhe pse kishin kontrollin e plotë të topit që prej fillimit të ndeshjes, ishte vetëm ajo goditje me kokë e sulmuesit uruguajan në minutën e 67, pas krosimit të Messit, për të mbyllur llogaritë e ndeshjes së parë, e për ta pasur më të lehtë takimin e kthimit në “Mestalla”.

Valencia, nga ana e saj, tregoi dhe kërkoi shumë pak. Miqtë ishin të rrezikshëm vetëm në një rast, pas gjuajtjes së Coquelin në minutën e 72-të, që gjithsesi përfundoi shumë lartë mbi traun e portës.

Pas kësaj fitoreje, Barça e sheh me më shumë optimizëm ndeshjen e kthimit, që do të luhet të enjten e ardhshme, për t’u ndeshur më pas në finale me fituesin e çiftit Sevilla-Leganes, ndeshja e parë mes të cilëve përfundoi 1-1 në fushën e ekipit surprizë që eliminoi edhe Realin e Madridit.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel