Grafisti i realizmit socialist; Kur Santa Claus mbante yllin komunist

02/02/2018 14:40

Familjarët e Pandi Meles, prej kohësh dëshironin ti sillnin publikut, disa prej grafikave të tij të paekspozuara më herët, sidomos pas ndarjes nga jeta të një prej përfaqësuesve më të spikatur të grafikës shqiptare.

Ashtu si në këto boca, është e lehtë të kuptohet që artisti ka element ndjenjësor edhe brenda skemës së realizmit socialist. Kur i duhet që në kapuçin e Santa Clausit të vendosë shenjën e yllit, apo edhe të flasë për plane pesë vjeçare nga perspektiva e një fëmije.

“Në backgroundin tonë kemi disa pllakate, të cilat për herë të parë, në gjithë historinë e artit shqiptar ekspozohet boca. Një bocë në përmasat reale që autori punonte në mënyrë unike. në formën handmade, dhe gjithashtu përkrahë është edhe një nga kopjet e shtypit të 100, 1000, ose 2000 kopjeve që bëheshin gjithmonë duke pasur parasysh kërkesën ofertën e kohës”, u shpreh Ardian Isufi, kurator i ekspozitës.

Ekspozita është e ndarë në disa motive. Fillesat i ka me skicat e para të motiveve migjeniane, me të cilat Pandi Mele, ka mbrojtur diplomën e studimeve të tij në Rusi, e më pas seksioni i periudhës së realizmit socialist edhe ai i pas viteve 90.

“Për herë të parë vendosen skicat e para të analizës që ka bërë ky autor përsa i përket diplomës së tij”, thotë Ardian Isufi.

“Pjesa më edhe e këtyre punimeve janë të paekspozuar më parë. janë pjesë e fondit të familjes. Po ashtu etyde që ka punuar babai janë të paekspozuara më parë”, tha Gjergji Mele, djali i Pandi Melës.

Kjo ekspozitë retrospektive do të qëndrojë e hapur deri më 10 shkurt në galerinë FAB.

Top Channel