Stërvitje në palestër? Tendencat e 2018-ës

01/02/2018 10:50

Vit i ri dhe erë e re edhe në palestër. Sipas një studimi të bërë nga eBay në bazë të blerjeve të produkteve të fitnesit, dalin në pah dhe tendencat e displinave sportive të këtij viti.

Pilates dhe crossfit vazhdojnë të jenë në krye, duke parë se blerjet e shumta janë për tërheqjet bazë për të pratikuar këto disiplina, si Kettle Ball, dhe tapetet rroller dhe magic Ring për pilates.

Ajo që vihet re është se femrat këtë vit kanë tendencën të bëjnë ushtrime të vështira që janë tipike për meshkujt. BootCamp është disiplinë e re që vjen nga stërvitjet ushtarake. Ndërsa meshkujt kanë tendencën të foksuohen tek stërvitjet që janë të lidhura më shumë me posturën dhe fleksibilitetin

Storng by Zumba
Zumba, ushtrimet në bazë të ritmit të muzikës, ku punohet me gjithë peshën e trupit, kushtet muskulare, kardio dhe përsëritjen e sinkronizuara. Objektivi është tonifikimi i muskujve, një shëndet i mirë i zemrës dhe dobësimi.

Aerial Yoga
Është një formë e jogës që praktikohet pezull, varur në lisharës, rripa apo tipe të tjera mbështetëse të quajtura feetup. Qëllimi i kësaj stërvitjeje është elasticiteti i fizikut duke neutralizuar forcën e gravitetit. Përveç të gjitha muskujve, rëndësi ka ajo e kurrizit.

BootCamp
Është një lloj i ri stërvitjeje me intensitet të lartë, frymëzuar nga stërvitjet ushtarake të ushtrisë amerikane. Përveç dobësimit, tonifikon dhe forcon të gjithë fizikun. Programi artikulohet në një hark kohor prej 6 javësh me dy apo tre stërvitje në orë për secilën.

Battle Ropes
Litari bëhet protagonist i stërvitjes, jo thjesht në formën për të kërcyer por më gjerë. Në këtë rast përdoren litarët e mëdhenj të anijeve, që përdoren në ushtrime për të rrumbullakosur shpatullat dhe krahët, për të djegur kalori dhe për të përmirësuar rezistencën bashkë me masën muskulore.

Në ujë
Në këtë fushë ka tre lloje stërvitjesh zbavitëse, për ata që preferojnë pishinën në palestër. Janë me rezistencë më të madhe, pasi djegin më shumë kalori, masazhohet trupi, tonifikohet lëkura dhe ka një efekt drenazhues dhe anticelulit.

Përveç klasikeve acquagym dhe hydrospinning, janë Water Beat, një miksim i hydrobike dhe ushtrimeve me trup të lirë bashkë me pilates, yoga ose stretching. Për të shkarkuar stresin idealja është Hydrobox, grushta e shkelma në ujë, apo AquaZumba dhe WaterGrid.

FOTO GALERI
1/6
Zumba

Top Channel