Vegjetarianizmi është praktika e dietës që përjashton mishin, produktet e proçesit të therjes dhe ato të gjahut, peshqit dhe frutat e detit si dhe shpendët. Ndiqni recetwn e rizotos me panxhar.

Për të përgatitur këtë recetë nevojiten:
Oriz gjysmë i zier
Qiqra
Drithëra
Fara lini
Shegë
Panxhar
Kumkuat
Burrata
Gjalpë
Vaj ulliri
Erba Cipolina
Kripe piper

Përgatitja:
Në një tigan me pak gjalpë shtojmë rizoton gjysmë të përgatitur ( e cila bëhet 1 kg oriz, 700ml ujë dhe verë të bardhë) në tigan shtojmë edhe drithërat. Ndërkohë që rizoto skuqet pak, marrim panxharin e qërojmë e presim në kubikë të vegjël dhe e shtojmë në rizoto.

Shtojmë dhe lëngun e perimeve që e kemi përgatitur pak më parë. Hedhim shegën dhe kumkuatin (manderinë kineze). E plotësojmë me kripë dhe pak piper. Ndërkohë që rizoto avullon, presim erba cipolina që do e përdorim për dekorin e pjatës.

I shtojmë rizotos farat e linin dhe pak qiqra të cilat janë zier më parë. Rizoton e servirim në një pjatë me dekor të përgatitur me pure panxhari, vendosim rizoton, shtojmë burratën dhe erba cipolina sipër. Ju bëftë mirë!

Top Channel