Çështja e mandatit të deputetit, nëse Bashkim Fino duhet të jepte apo jo dorëheqjen nga ky post është një nga pikat e debatit prej momentin që deputeti i PS shpalli kandidaturën e tij për kreun e FSHF.

Për Bashkim Finon qoftë nga pikëpamja juridike, ashtu edhe politike mandati i deputetit nuk ka asnjë pengesë ligjore që ai të garojë për kreun e FSHF, duke përmendur një sërë vendesh ku krerët e federatave janë ende në politikë.

“FSHF është një institucion që statutin e saj e mbështet në statutin e FIFA-s, e në të thuhet se nuk ka diskriminim. Në pikën e parë të statutit të FSHF, thuhet se Federata është asnjëanëse në çështjet politike dhe fetare. Në datën 8 shkurt unë duhet të jem asnjëanës. As nga pikëpamja juride, e as nga pikëpamja politike asnjë deputet nuk ndalohet të kandidojë në një OJF, sepse FSHF është OJF”, u shpreh Fino.

Por për Armand Dukën mos dorëzimi i mandatit të deputetit nga Bashkim Fino nuk është i drejtë, për dy arsye.

“Nuk mund ta mohoj të drejtën e Finos për të qenë kandidat. Ka plot raste, si në Rusi ku Presidenti i Federatës është edhe zv/kryeministër. Por nuk e konsideroj të drejtë veprimin e mosdhënies së dorëheqjes nag mandati i deputetit. E para se pse nuk është e drejtë ndaj atyre që do u kërkojë votën. E dyta: në një garë hyn me idenë për të fituar, e nëse mendon që ta mbash mandatin për të vazhduar si deputet nëse humbet, ke hyrë në garë për të humbur”, u shpreh Duka.

Top Channel