Imitoi penalltinë e Zazës, turpëron veten (Video)

01/02/2018 11:29

Dodo, futbollist brazilian i Giresusporit në Turqi, ekzekutoi një nga 11-metërshat më të këqinj në histori.

Në përballjen e Kupës së Turqisë ndaj Fenerbahçes, mesfushori imitoi penalltinë e famshme të sulmuesit italian Simone Zaza në Europianin e vitit 2016, me një rezultat katastrofik.

Dodo goditi shumë keq dhe topi as nuk arriti në portë pasi u përplas disa herë në tokë.

Top Channel