Formula 1 vendosi “të mbyllë” çadrat e atyre që shoqëronin pilotët në vijën e nisjes përpara garave, por Bernie Ecclestone nuk është i vetmi që ka shprehur kundërshti për këtë vendim.

Edhe të ashtuquajturat “grid girl” duket se nuk pajtohen me këtë vendimmarrje të drejtuesve të rinj të Formulës 1, “Liberty Media”, e kanë shprehur revoltën e tyre përmes rrjeteve sociale.

“Formula 1 nuk do të jetë më e njëjta si më parë”, është fraza e thënë thuajse në sintoni prej vet protagonisteve të ndaluara për pjesëmarrje si dikur në sportin më të ndjekur të automobilizmit.

“Jam surprizuar. Vajzat në krah të pilotëve kanë qenë një traditë e hershme. Besoj se do të jetë e çuditshme të mos shohësh sfilatën e femrave me minifunde, mbi taka të larta, përpara garave të Formulës 1”, thotë Arelis Ramos, e cila në vitet e fundit ka shoqëruar në Çmimin e Madh të Monzës, fillimisht Ricciardon e më pas të riun Stroll.

Modelja nga Republika Domenikane kërkon të dijë edhe arsyen përse është vendosur kështu.

“A mos është faji i skandalit që shpërtheu në SHBA për ngacmime seksuale? Nuk besoj, por edhe mund të jetë kjo arsyeja. Gjithsesi mbetet një vendim që është vështirë të kuptohet”, thotë Arelis.

Formula 1 ndoshta nuk dëshiron që të krijojë konceptin e “femrës si objekt në krahët e një supermashkulli mbi një makinë gare”.

“Unë personalisht nuk jam ndierë asnjëherë e parehatshme në impenjimet e mia, përkundrazi. Ka qenë gjithmonë një eksperiencë e bukur të punosh në krah të sportistëve të famshëm. Të përjetosh garat nga shumë pranë është një emocion i papërshkrueshëm. Gjithmonë kam punuar e lumtur dhe e qetë”, shprehet më tej modelja.

FOTO GALERI
1/29

Top Channel