Në vijim të akuzave për paligjshmëri të shoqatave, kandidati për kreun e FSHF-së, Bashkim Fino theksoi se nuk do të njohë rezultatin në rast se ato votojnë.

“Nëse shoqatat e paligjshme votojnë në Asamble, nuk do ta njoh rezultatin e zgjedhjeve. Çështja e këtyre shoqatave është tashmë në gjykatë”, tha Bashkim Fino.

Nga ana tjetër, Duka u shpreh se shoqatat nuk mund të përjashtohen në këtë proces dhe se do të votojnë si çdo anëtar tjetër i Asamblesë.

“Shoqatat janë tashmë pjesë e Asamblesë dhe do të votojnë si çdo anëtar i saj. Edhe nëse merret ndonjë vendim për t’i përjashtuar këto shoqata, ai hyn në fuqi vetëm në Asamblenë e ardhshme”, u shpreh kreu aktual i FSHF-së.

Top Channel