I ftuar së bashku me Armand Dukën në “Të Paekspozuar” në Top Channel, kandidati tjetër për kreun e FSHF, Bashkim Fino, u shpreh se në momentin që ka vendosur të kandidojë për kreun e FSHF nuk është e ka pyetur Kryeministrin Rama për një gjë të tillë.

“Integriteti im nuk është në atë nivel që unë të marrë leje për atë që duhet të kandidoj. Kam dhënë dorëheqje si sekretar i përgjithshëm. Doja të kisha kohë të mjaftueshme. Nuk kam pyetur fare zotin Rama nëse duhet të kandidoj për kryetar të FSHF. Kam kandiduar me dëshirën dhe koshiencën time”, u shpreh Bashkim Fino.

Top Channel