Suksesi i “Carmen”, opera mbush Pallatin e Kongreseve

31/01/2018 15:46
Foto LSA

E shumëpritur nga publiku shqiptar, opera “Carmen” u ngjit premierë mbrëmjen e 30 janarit në skenën e Pallatit të Kongreseve, duke mos zhgënjyer as këtë herë kureshtjen e spektatorëve që mbushën sallën.

Në petkun e ciganes, Carmen u rikthye pas 11 vitesh mezosopranoja Vikena Kamenica, e shumëlakmuar nga toreadori Don Jose, interpretuar ne skenën shqiptare nga tenori nga Kili, Giancarlo Monsalve.

Eva Golemi, Gezim Myshketa, Anbeta Toromani e shumë artistë të tjerë sollën për publikun shqiptar operën voluminoze për 3 orë e 30 minuta.

Regjisori Gëzim Myshketa zbuloi edhe surprizën e shfaqjes, të cilën e kishte njoftuar edhe më herët, prezencën e aktores Tinka Kurti përmes një materiali audiovisual.

‘Carmen’ do të vijojë të shfaqet edhe për 4 mbrëmje të tjera në Pallatin e Kongreseve, deri më datën 3 shkurt.

Top Channel