Formula 1 humbet “të bukurat”

31/01/2018 15:37

E trishtë, por nuk do të ketë më as minifunde, as taka të larta dhe as dekoltera të ekzagjeruara. Formula 1 u ka thënë “mjaft” vajzave bukuroshe me çadra që zbresin në pistë përpara fillimit të garave.

Duke nisur nga Botërori i këtij viti nuk do të shohim më bukuritë femërore që shoqërojnë njëvendëshet e secilit pilot në pistë.

Nën drejtimin e pronarëve të rinj të “Liberty Media”, Formula 1 ndryshon edhe një zakon të vjetër, sipas të cilit koha që kalohej nga skuadrat dhe pilotët në vijën e rreshtimit përpara një gare shfrytëzohej si një moment festimi, rast në të cilin të ftuarit artistë i bashkoheshin spektaklit të botës së automobilizmit, për promovuesit apo partnerët e eventit, për të treguar vendet apo produktet e tyre.

Sean Bratches, drejtori menaxherial i operacioneve tregtare në F1 shpjegon në këtë mënyrën vendimmarrjen.

“Vitin e fundit ekzaminuam një seri sektorësh që i konsideronim të nevojshme për t’u përmirësuar, për të qenë më në sintoni me vizionin tonë për këtë sport”, tha ai. “Praktika e shfrytëzimit të femrave në vijën e nisjes ishte një lloj “fortese” për dekada, por e vlerësuam jo në sintoni me vlerat e markës sonë dhe në kontrast të thellë me normat e shoqërisë moderne”.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel