Tifozët e Interit nuk do të jetë aspak të kënaqur me fjalët e Jorge Sampaoli, trajnerit të kombëtares argjentinase, Mauro Icardi.

“I kam thënë atë që u them të gjithëve, të mos relaksohet dhe do të jetë pjesë e ekipit që do të luaj në Kupën e Botës. Ai ishte pranë bashkimit me Real Madridin dhe unë e di që ai është tunduar për t’u bashkuar me ta. Real Madrid po e monitorin atë”, u shpreh trajneri argjentinas.

Ndërkohë që përmes një postimi një dite më parë në Instagram, ​Icardi sugjeronte se mund të largohet së shpejti nga Interi. Raportime të ndryshme nga Argjentina pretendojnë se sulmuesi i Interit do t’i bashkohet Realit, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

Ndërkohë për Higuain, Sampaoli u shpreh se: “Ai është tepër i angazhuar aktualisht, por akoma nuk e di nëse do të jetë pjesë e skuadrës. Ne e kemi një ide dhe nëse do e mendojmë si të nevojshme do ta thërrasim”.

Top Channel