Kombinimet e produkteve për të realizuar një mousse të shijshëm janë pafund por kuzhinierja Daniela Madhi ka përzgjdhur të na tregojë hap pas hapi realizimin e një moussi me çokollatë.

Për të realizuar këtë ëmbëlsirë franceze na duhen:
3 kokrra veze
3 luleshtrydhe për dekor
100 gr sheqer
50 gr gjalpë
200 gr çokollatë
Hapi i parë për të realizuar këtë recetë është vendosja e një tenxhereje me ujë të nxehtë në të cilën do kalojmë në banjomari çokollatën për ta shkrirë. Ndërkohë shtojmë edhe gjalpin në banjomari bashkë me çokkollatën për tu lidhur sa më mirë të dy ingredientët bashkë. Pasi kanë shkrirë i heqim nga banjo mari dhe fillojmë me ndarjen e vezëve.

Ndajmë të bardhën nga e verdha e vezëve, dhe të bardhën e rrahim me mikser dhe dalë nga dalë i shtojmë edhe sheqerin. Pasi e bardha e vezës është rrahur mirë dhe nuk bie as nga tasi, marrim të verdhën e vezës, e rrahim me lugë dore dhe ja shtojmë çokollatës brenda, i përziejmë, shtojmë lëkurën e limonit, i përziejmë sërish dhe më pas shtojmë pak nga e bardha e vezës, i përziejmë dhe tasin ku kemi shkrirë çokollatën, e shtojmë të gjithë tek e bardha e vezës.

I përziejmë të gjithë ingredientët për tu lidhur sa më mirë bashkë, masa e moussit perfekt është gati. E hedhim në gotat e servirjes dhe për dekor i vendosim luleshtrydhe. Musi i realizuar duhet të kalojë 4-5 orë në figorifer dhe më pas është gati për tu konsumuar.

 

Top Channel