Moratti: Pastore? Spalletti të punojë me ata që ka

30/01/2018 13:21

Massimo Moratti, ish-President i Interit, ka folur për momentin e vështirë të skuadrës së tij të zemrës, që nuk fiton prej dy muajsh.

“Mund të jetë problem fizik. Nuk e kuptoj pse ndodh kaq shpesh që pas pushimit të fundvitit skuadra bie. Më duket sikur skuadra ka problem vazhdimësie, vjen një moment që nuk luan më”, tha Moratti për Interin që nuk njeh sukses prej 9 ndeshjesh radhazi.

Sipas Morattit, nuk duhet parë se çfarë sjell merkatoja e janarit, por lojtarët që janë në skuadër.

“Nuk është çështja për të blerë, por të luajnë mirë ata që janë te Interi. Skuadra është e mirë dhe këtë e ka thënë edhe Spalletti. Trajneri duhet të punojë me atë që ka dhe të gjejë zgjidhje. Për atë punë paguhet në fund të fundit”, theksoi Moratti.

Interi po has vështirësi në arritjen e marrëveshjes me PSG për argjentinasin Javier Pastore, i cili shihej si përforcimi i duhur për skuadrën.

Top Channel