Messi pret thirrjen e Beckhamit për në MLS

30/01/2018 08:46

Lionel Messi i dërgoi një mesazh urimi David Beckhamit pas prezantimit të klubit të tij të ri për vitin 2020 dhe nuk përjashtoi mundësinë që të provojë fatin e tij në Amerikë pas disa vitesh.

“Të shohim nëse pas disa vitesh do të më telefonosh”, tha Messi në një video të shpërndarë nga ylli i Barcelonës në Instagram.

Aktualisht, Messi po kalon një formë të shkëlqyer në Katalunjë, ku ka shënuar 20 gola në 21 ndeshje të kampionatit spanjoll dhe është lojtari më i paguar në botë me 50 milionë euro në sezon.

Top Channel