F1, Raikkonen zbulon kaskën e vitit 2018

30/01/2018 14:11

Duhet akoma edhe shumë për testet e para parasezonale të Formula 1, por Kimi Raikkonen ka zbuluar që tani kaskën e tij të re, që do e përdorë në vitin 2018.

Ka një ndryshim në krahasim me dizajnin e sezoneve të fundit: përfshirja e ngjyrës blu.

Pjesa e përparme do të jetë e zezë, ndërsa stema e Ferrarit do të spikasë te kjo pjesë e zezë.

Në kaskë do të jetë edhe numri i pilotit finlandez, 7.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel