E kuqe apo e zezë?! Dilema e Hamsik

30/01/2018 18:51

Mëdyshja hamletiane e kapiteni të Napolit, Marek Hamsik padyshim që nuk është “Të rrosh a të mos rrosh”, e as dilemat që shumica e njerëzve has në jetën e përditshme.

“Të kuqen, apo të zezën???”, pyet fansat e tij në Instagram Hamsik duke postuar një foto me dy makinat e tij superluksoze përkrahë njëra-tjetrës.

Në foto dallohet një “Ferrari 488 Gtb” e kuqe e parkuar pak centimetra nga një “Lamborghini Huracan” e zezë, e ajo që pyet Hamsik është se cilën makinë të përdorë të radhës.

E duke mos ditur se këtë zgjedhë, ka hapur edhe sondazhin për fansat e tij.

Top Channel