As Interi, as Napoli, Deulofeu transferohet në Angli

30/01/2018 04:41

E kërkonin Interi dhe Napoli, por Gerard Deulofeu ka zgjedhur Anglinë për të vijuar karrierën e tij. Për të pasur më shumë hapësira dhe për të luajtur rregullisht, sulmuesi spanjoll ka lënë Barcelonën, duke u transferuar në Premier League, te Watfordi i trajnerit Javi Garcia.

Barcelona e ka huazuar lojtarin deri në fund të këtij sezoni, ndërkohë që në marrëveshjen mes palëve është përfshirë edhe e drejta e blerjes nga Watfordi në verë.

Kjo do të jetë eksperienca e dytë në ishull për Deulofeun, pas asaj me Evertonin. Sulmuesi spanjoll ka në CV-në e tij edhe një eksperiencë pozitive te Milani në Serinë A, ku luajti pjesën e dytë të sezonit të kaluar.

Top Channel