Do të mbahet mend në historinë e Ibnterit si portieri i tripletës, në një sezon fantastik ku zikaltrit e drejtuar nga Mourinho arritën të fitojnë 3 trofe, me Ligën e Kampioneve si qershinë mbi tortë.

Cesar ka arritur të fitojë 5 tituj, 4 superkupa italiane, 3 kupa Italie, një Champions dhe një botëror klubesh me Interin, një hero i denjë i traditës në kuadratin e milanezëve, që më parë ka qenë pronë e Zenga-s, Pagliuca, Toldos dhe Perucit dhe Handanovic.

Braziliani kishte paralajmëruar lamtumirën nga futbolli i luajtur, por në moshën 40-vjeçare vendos të provojë një tjetër sfidë. E pret porta e Flamengos, zgjidhja romantike e një lojtari që vendos ta përfundojë në një klub ku ka luajtur më parë.

Me fanelën kuqezi të Flamengos të cilën e vëshi mbrëmjen e kësaj të hëne, Cesar 4 kampionate braziliane që në vitet e para të karrierës. Stadiumi i këtij ekipi i dhuroi grumbullimin e parë me kombëtaren braziliane, dhe aty ku ka luajtur, Hulio Sezar është kthyer thuajse gjithmonë në një pikë referimi. Edhe kontrata është një çështje zemre për portierin, me afat 3 mujor dhe pagesë simbolike.

Top Channel