Alves zbulon arsyen e largimit të Neymar nga Barcelona

29/01/2018 14:34

Dani Alves, në një intervistë për faqen e internetit të FIFA-s, zbuloi arsyen pse Neymar kërkonte me ngulm largimin nga Barcelona.

“Neymar, së bashku me Messin, është një nga lojtarët më të mirë në botë. Por, kishte nevojë të largohej nga hija e Messit. Të luash me dikë të pakrahasueshëm si Messi është fantastike, por gjithmonë pyet veten nëse je i mirë vetë apo luan mirë nga tjetri që ke në krah. Mendoj se mundësitë për të fituar trofe individualë rriten kur je larg dikujt si Messi”, shpjegoi mbrojtësi i djathtë i PSG.

Alves theksoi se nuk e la Juventusin për para’: “Vendosa të luaja për PSG që të ndryshoja historinë e klubit. E di që njerëzit mund të mendojnë se erdha për para’, por nuk është e vërtetë. Kisha oferta të tjera më të mira sesa ajo e PSG”.

Top Channel