Milani i Gattusos ka marrë një tjetër rezultat pozitiv në Serie A, këtë herë një “hakmarrje” ndaj Lazio-s që e mposhti fazën e parë.

Kuqezinjtë triumfuan 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në “San Siro”, duke bindur edhe në lojë.

Cutrone i shpërbleu besimin Gattuso-s dhe shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 15, duke devijuar në rrjetën e Strakoshës një krosim të Calhanoglu.

Por vetëm 5 minuta më pas, Lazio gjeti golin e barazimit me anë të Marusic. Një minutë para përfundimit të kohës së rregullt në pjesën e parë Bonaventura e riktheu në avantazh Milanin.

Edhe pse pjesa e dytë pati disa raste për shënim nga të dyja skuadrat, rezultati 2-1 në favor të Milanit mbeti i pandryshuar.

Me këtë fitore, Milani ngjitet në vendin e 7 me 34 pikë.

Top Channel