Chelsea dhe Man. City kualifikohen në “FA Cup”

28/01/2018 19:32

Chelsea u kualifikua në raundin e pestë të Kupës së Anglisë. Blutë e Londrës fituan 3-0 ndaj Newcastle me një provë të fortë personaliteti që e mban në garë për një objektiv sezonal që konsiderohet gjithsesi dytësor.

Batshuai shënoi dy gola në fraksionin e parë të ndeshjes. Në rinisjen e lojës, Newcastle tentoi të ngushtonte diferencën por Markos Alonso transformoi në gol një goditje dënimi që sanksionoi dhe kualifikimin në FA Cup.

U kualifikua me meritë edhe Manchester City që fitoi 0-2 në “Millennium Stadium”, të Kardifit. De Bruin i dha avantazhin skuadrës së trajnerit Pep Guardiola që shënoi sërish brenda pjesës së parë me Bernardo Silva, por goli iu anulua për pozicion jashtë loje.

Citizens mbajtën superioritetin ndaj formacionit uellsian me shumë raste që vendosën nën presion vendasit. Kardif pësoi golin e dytë me autor Sterling, në një finalizim me kokë brenda zonës që e çon Manchester City në raundin tjetër të FA Cup.

Top Channel