Cavani hyn në historinë e PSG: 157 gola (Video)

28/01/2018 11:41

Edinson Cavani hyn në historinë e Paris Saint Germain. Sulmuesi uruguajan, i cili ishte autori i golit të parë në fitoren 4-0 të parizienëve ndaj Montpellier, u bë shënuesi më i mirë në historinë e skuadrës së tij në të gjitha kompeticionet.

Pasi pa t’i mohohet e drejta për ekzekutimin e një 11-metërshi nga ana e Neymar përpara pak ditësh në Kupën e Francës, Cavani vendosi ta fitojë vetë të drejtën për të hyrë në historinë e parizienëve.

Në minutën e 11 të sfidës së “Parc de Prince”, uruguajani shënoi pas një pasimi të Rabiot, duke e çuar në 157 numrin e golave me këtë skuadër, 1 më shumë se rekordi i mbajtur deri tani nga Ibrahimovic, i cili i shënoi 156 golat në periudhën 2012-2016. Vendin e tretë e mban portugezi Pauleta, i cili në periudhën 2003-2008 shënoi 109 gola me fanelën e Paris Saint Germain.

Muaji shkurt po afron dhe Paris Saint Germain e pret përballja me Realin e Madridit në Ligën e Kampioneve. Me Cavanin në një formë të tillë dhe Neymar e Mbappe, skuadra “merengues” nuk do ta ketë aspak të lehtë të kalojë transalpinët.

Top Channel