Edhe pse Reali i Madridit duket pa shanse këtë sezon në La Liga, është një tjetër skuadër nga Madridi që është në ndjekje të katalanasve.

Atletico Madrid ka konsoliduar vendin e dytë ndërsa i është afruar në 8 pikë Barcelonës së vendit të parë, pas fitores së pastër 3-0 pasditen e së dielës në shtëpi ndaj Las Palmas.

Edhe pse pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, në 45 minutat e dyta të besuarit e Simeones shpërthyen duke realizuar 3 gola.

Top Channel