Statuja e Skënderbeut në Rochester, Miçigan

Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut po përkujtohet edhe nga komuniteti shqiptaro-amerikan në Miçigan.

Në ambientet e Cardinal Dolan Hall të kishës katolike “Zoja Pajtore e Shqiptarëve”, në Southfield të Miçiganit, po mbahet një simpozium për Heroin Kombëtar.

Aktiviteti është shtrirë në tri ditë të ndryshme, përfshirë edhe një seminar shkencor me të ftuar historianë nga të gjitha trojet shqiptare.

Këtë simpozium e ndjek nga afër gazetarja e Top Channel, Jetona Koçibelli, e cila ndodhet atje për të përgatitur një material të zgjeruar për shqiptarët në Miçigan, që do të transmetohet në javët në vijim, në revistën e përjavshme “Exclusive”.

Top Channel