Cheesecake me pure mangoje është një ëmbëlsirë e shpejtë dhe pa pasur nevojë për pjekje.

Pastiçeri Ervin Koko përgatit për emisionin “Në Shtëpinë Tonë” një recetë kaq të shpejtë dhe me shije të çdo produkti që hedh në këtë Cheesecake.

Përbërësit për këtë recetë janë:
Një mango
Krem djathi
Qumësht panda
Pana shtazore
Një limon
Xhelatin
Sheqer
Biskota të grira në thërrime

Përgatitja:
Mangoja duhet qëruar dhe duhet të jetë e prerë me feta dhe hidhet në tenxhere bashkë me sheqerin të cilët shkrihen të dyja bashkë për të fituar purenë e mangos.

Në një tigan kemi hedhur lëngun e limonit, ku i shtojmë 5 gramë xhelatinë. Pasi të shtrohet xhelatina në limon, shtojmë purenë e mangos.

Në një enë tjetër shtojmë kremin e djathit dhe duke e rrahur me mikser i shtojmë qumështin pana dhe i trazojmë sëbashku . Marrim sërisht një enë tjetër, rrahim panën dhe pastaj e bashkojmë me kremin e cheesecakut, shtojmë dhe pak nga pureja e mangos që kemi përgatitur në fillim.

Biskotat i shtrojmë në tavën e Cheesecakut, ndërsa lëngun e limonit bashkë me xhelatinën i përziejmë në bazën e cheesecakut dhe i shtrojmë në tavë mbi biskotat . Në fund shtojmë purenë e mangos dhe i vendosim në frigorifer për 45 min për t’u mpiksur.
Ju beftë mirë!

Top Channel