Anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë iu ankuan drejtores së Përgjithshme të Tatimeve Vasilika Vjero se procesi i rimbursimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nuk kryhet brenda afatit ligjor prej 30 ditësh. Sipas tyre nga vonesa në të gjitha hallkat.

“Kemi ankesa për moskryerjen e kontrollit për efekt të rimbursimit të TVSH brenda afatit 30 ditor që parashikon ligji., Kemi vonesa në kryerjen e procedurave, formaliteteve për miratimin formal të shumës së TVSH në DPT dhe edhe kur është miratuar shuma nga ana e DPT kemi raste të vonesave në rimbursimin e shumës nga Thesari”, tha Alketa Uruçi, DHAT.

Për Dhomën Amerikane edhe në vetë procesinn e rimbursimit të TVSH nuk ka transparencë, dhe është e paqartë radha që ndiqet për parate që u kthehen bizneseve.
“Si kjo drejtori arrin të bëjë transparencë në lidhje me trajtimin jofavorizues të tatimpaguesve, në kuadër të trajtimit të kërkesave sipas radhës dhe jo standardeve të tjera”, tha ajo.

Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve e pranishme në takim nisi të kthente përgjigje por mediave iu kërkua të dilnin jashtë bashkëbisedimit.

Top Channel