Foto ilustruese

Një vajzë e mitur është aksidentuar në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Vidhas, e më pas është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Vidhas shtetasi E.E., 36 vjeç banues në Elbasan duke drejtuar mjetin furgon tip Ford me targa AA 048 GS, ka aksidentuar këmbësoren e mitur E.T., 14 vjeçe banuese në fshatin Vidhas.

Bëhet e ditur se e aksidentuara është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel