Tre persona janë vënë në pranga për vjedhje në kryeqytet, kryesisht vjedhje aksesorësh automjetesh dhe telefonash.

Në pranga kanë rënë Xhuljan Hasani, 25 vjeç dhe Françesko Gripshi, 25 vjeç pasi në garazhin e një pallati në bashkëpunim, dyshohet se kanë vjedhur xhamat e pasqyrave të mjeteve tip “Audi”, dhe “Porsh”, në pronësi të V. H. dhe F. M, ngjarje e ndodhur në 20 janar. Po ashtu ata janë autor dhe të vjedhjes së një kasetofoni në një tjetër mjet më 15 janar.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Renault”, në pronësi të shtetasit Xhuljan Hasani, si dhe gjatë kontrollit në banesën që këta dy persona jetonin me qira iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjeti “Renault”, dy kapuçë, një thikë ngjyrë inoksi me hapje të tehut, një palë doreza, një xhup , me ngjyrë gri me kapuç dhe bluzë e kuqë , e përdoruur nga autorët gjatë vjedhjes, një telefon, 18 copë xhamash pasqyrash të llojeve të ndryshme.

Ndërkaq, është arrestuar dhe Indrit Beqja, 35 vjeç ng Manza. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, po për vjedhje. Ai rezulton si autor i gjashtë vjedhjeve të ndryshme edhe në Tiranë.

 

Top Channel