Surprizë në Australi, Chung eliminon Djokovic në 3 sete

22/01/2018 13:12
Serbia's Novak Djokovic (R) shakes hands with South Korea's Hyeon Chung after Djokovic won their first round match at the Australian Open tennis tournament at Melbourne Park, Australia, January 18, 2016. REUTERS/Jason Reed

Ndërsa pritej që të bënte rikthimin e tij në një Grand Slam, më parë erdhi dështimi. Novak Djokovic është jashtë Australian Open, pasi është mundur në 3 sete nga koreanojugori Chung.

Në një ndeshje epike, që zgjati për më shumë se 3 orë, Hyeon Chung ka rrëzuar ish-numrin 1 të Botës në 3 sete: 7-6, 7-5, 7-5. Chung luajti një ndeshje të shkëlqyer, duke e bllokuar serbin pikërisht në pikat e tij më të forta. Chung i fitoi 2 nga 3 setet me ‘tie break’, ndërkohë që Djokovic shfaqi mangësi fizike, të cilat lidhen më së shumti më dëmtimin që ai ka në brryl.

Një ndeshje pothuaj perfekte e kanë cilësuar mediat këtë fitore suprizë të numrit 58 të botës, ndaj Djokovic. Në turin tjetër Chung do të përballet me Sandgren, që nga ana e tij mundit në 5 sete australianin Dominic Thiem.

Top Channel