Stili i Minnie Mouse i frymëzuar nga moda

22/01/2018 12:50

Të veçantat e saj janë fustanet me topa dhe fjongo, bashkë me buzëqeshjen, këto elementë e bëjnë miushen më të mahnitshme të botës së kartonave.

Minnie Mouse, e dashura e Mickey, e ëmbël dhe e buzëqeshur gjithmonë e kuruar edhe në situata më ekstreme është mjaft pozitive.

Ajo mbush 90 vjeç, madje nga sot, 22 janar, do të ketë dhe yllin e saj në Hoollywood Walk of Fame në kategorinë Motion Pictures. Por pamja e saj ka frymëzuar edhe modën.

Në fakt moda e Minnie nisi shumë më vonë, në 2012, kur u realizua një sfilatë “Frymëzuar nga Minnie Mouse” në London Fashion Ëeek. Një grup stilistësh të famshëm në atë vit krijuan në mënyrë kreative sollën detajet e saj, topat dhe fjongon. E tradita vijoi vit pas viti, nëpër sfilata dhe kopertina revistash.

Për nder të saj 22 janari u vendos dhe dita botërore e topave ku Minnie sigurisht është mbretëresha. Topat janë një detaj në veshje të dashura gjithmonë. Edhe pse konsiderohen si një fantazi tipike e pranverës apo verës, këtë vit mjaft stilistë që nga Balenciaga, Loewe dhe Emporio Armani e kanë propozuar dhe në koleksionet dimërore.

FOTO GALERI
2/19

Top Channel